Përurohet Qendra “One Stop Shop” në Mitrovicë
Dje është përuruar hapja e Qendrës së Integruar “One Stop Shop” në Komunën e Mitrovicës për ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët në fushën e administratës komunale.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe zyrtarë të tjerë komunalë për të shënuar fillimin e këtij inovacioni të rëndësishëm.
Në fjalën e tij, kryetari Hamza ka thënë se ashtu siç ka premtuar, qytetari është në qendër të qeverisjes së tij, ku tashmë qytetarët do të marrin shërbime komunale pa pritje të gjata dhe me transparencë të plotë.
Ai më tutje ka shtuar se edhe zyrtarët e komunës tani do të kenë një ambient të përshtatshëm për punë dhe do të jenë më të motivuar për të ofruar shërbime efikase.
Hapja e Qendrës së Integruar “One Stop Shop” në katin e parë të Administratës Komunale, do të mundësojë që të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.