Përurohet Qendra “One Stop Shop” në Podujevë

11 shkurt 2021 | 17:31

Me projektin “One Stop Shop”, i cili u përurua të enjten me dhjetë sportele të gjitha në një vend. Pra, në katin e parë të Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar. “Pa pritje të gjata me rend dhe rregull, tash qytetarët do të marrin shërbime publike të shpejta dhe efikase. Tani qytetarët, pos asaj që do të kenë shërbime më të thjeshta, e me kosto më të ulët kohor e financiar, do të kenë komunikim të drejtpërdrejt dhe transparent me zyrtarët komunal”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Kamenicës…