Përurohet renovimi i soliterave në lagjen Ulpiana (foto)

18 tetor 2022 | 16:45

Në praninë e shefes ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të MFK-së, Petrit Selimi, është bërë përurimi i renovimit të soliterave në lagjen e Ulpianës.

Albright tha se partneriteti i MCC-së me Kosovën ka filluar në vitin 2017 dhe do të vazhdojë edhe më tutje. “Partneriteti i MCC-së me Kosovën ka filluar në vitin 2017, kur kemi bërë nënshkrimin e 49 milionë dollarëve për Programin Threshold. Në muajin korrik MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës kanë nënshkruar një kontratë të re prej 202 milionë dollarëve për Programin Kompakt, që do të sigurojë investim më të madh në vend”, tha Albright.

May be an image of 6 people, people standing, suit and outdoors

Ambasadori Hovenier theksoi se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke e ndihmuar që të zvogëlojë këtë varësi që e ka na thëngjill, në afat të shkurtër dhe të mesëm, dhe kjo është një nga arsyet dhe mënyra e vetme se si mund të ndihmohet Kosova. Pra, na vjen mirë që jemi duke ndihmuar për ta rritur efiçiencën”, theksoi Hovenier.

May be an image of outdoors

Ndërsa ministrja Rizvanolli u shpreh se ShBA-ja ka vazhduar të jetë partner kyç në sektorin e energjisë.

“ShBA-ja ka vazhduar të jetë partner kyç në sektorin e energjisë, duke na ndihmuar në tranzicionin tonë energjetik, në burimet e ripërtishme, tani edhe në efiçiencë. Mësimet që janë nxjerrë nga këto investime janë tejet të rëndësishme nga investimet që do të vijnë nga Qeveria e Kosovës”, u shpreh Rizvanolli.

Për kryetarin Rama ky investim është një transformim për kryeqytetin. “Këto ndërtesa kanë qenë brendi i kryeqytetit, e janë parë nga pikat e ndryshme dhe, për fat të keq, për një periudhë të madhe kanë qenë ashtu të rrënuara, të shëmtuara dhe të pasigurta. Ky investim është një transformim për kryeqytetin”, përfundoi Rama.

May be an image of 10 people, people standing and suit

MCC-ja deri më tani ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë, ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa në shtatë qytete të Kosovës.

May be an image of 5 people and skyscraper

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. Nga…