Përurohet rrjeti i ujësjellësit për fshatrat, Zabel i Ulët, Korroticë e Poshtme, Poklek dhe një pjesë e Komoranit
10 korrik 2024
| 14:07
Të mërkurën është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit për furnizim me ujë të pijes për fshatrat, Zabel i Ulët, Korroticë e Poshtme, Poklek dhe një pjesë e Komoranit.
Përmes këtij projekti janë bërë rreth 800 kyçje shtëpiake.
Drejtori për Infrastrukturë Lokale, Endrit Gllareva, ka bërë me dije se punimet në rrjetin e ujësjellësit janë duke vazhduar edhe në fshatrat e tjera.
Në pranim dorëzim të projektit ishin prezent edhe zyrtarët e kompanisë regjionale të Ujësjellësit dhe zyrtarët komunalë.