
Përurohet rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë (Foto)
02 gusht 2019
| 16:22
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka përuruar sot rrugën Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë, investim i kësaj ministrie.
Ministri Lekaj ka thënë se e ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për t’u lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin.
Ai ka shtuar se përgjatë dy vitesh qeverisje është vënë standard i ri, i ndërtimit të rrugëve me cilësi e sinjalistikë të duhur në shërbim të qytetarëve.
Rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra, investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës.
/Epoka e re/