Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc

06 dhjetor 2024 | 15:33

Është përuruar të premten rruga Gjilan-Bujanoc.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka treguar ky projekt kapi vlerën e 3 milionë eurove.

“Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit, z. Alban Hyseni, zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe bashkëpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm. Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, ka shkruar ministri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesa Broja, kandidatja më e votuar në zgjedhjet lokale të…