Përurohet shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj dhe obelisku i 183 dëshmorëve të Pejës
Në Pejën e Haxhi Zekës dhe të shumë patriotëve që i kanë shërbyer atdheut ndër breza sot është përuruar shtatoren e heroit të kombit, gjeneral major Shkëlzen Haradinaj dhe obelisku i 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës, në nderim të veprës heroike dhe sakrificës sublime për liri.
Me këtë rast kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se me përurimin e kësaj shtatoreje dhe obeliskut janë nderuar të gjithë qytetarët e kësaj ane dhe të gjithë ata që me rezistencë paqësore luftuan për të drejtën tonë.“Falënderim për të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, familjarët e dëshmorëve dhe martirëve, Bacën Rifat e Halit, ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, që sot u bënë bashkë, në kujtim e nderim të dëshmorëve dhe 20 vjetorit të Çlirimit të Pejës. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri”, ka deklaruar Haradinaj./Epoka e re/