
Përurohet “Shtegun familjar” në Gërmi
18 dhjetor 2022
| 17:14
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përuruar sot “Shtegun familjar” në Gërmi.
“Një ecje e lehtë sot në Gërmi, ku përuruam ‘Shtegun familjar’, i cili shënon fillimin e krijimit të rrjetit të shënuar të shtigjeve rekreative të Gërmisë. Faleminderit Klubi Alpin Prishtina për një punë fantastike në bashkëpunim me Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve, dhe për gjithë këshillat që na dhuruat sot!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.