Përurohet shtëpia muze e heroit Fadil Vata
Vendlindja e heroit të kombit, Fadil Vata, Sallagrazhda e Suharekës, ka mirëpritur të enjten shumë bashkëveprimtarë, shokë, miq dhe idealist të heroit, të cilët kishin shkuar për ta bërë përurimin e shtëpisë muze të tij.
Në ceremoninë inauguruese të kësaj shtëpie muze ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti, ka folur për veprën dhe heroizmin e Fadil Vatës. Me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe Ramush Haradinaj dhe shoku e bashkëveprimtari i Fadil Vatës, Halil Selimi.
Haradinaj dhe Selimi kanë vlerësuar lartë kontributin e Vatës për çështjen kombëtare.
Ndërsa në emër të familjes Vata, të pranishmit i ka përshëndetur vëllai i Fadilit, Ramë Vataj. Në këtë ngjarje është mbajtur edhe një program i kulturor-artistik.
Shtëpia muze e heroit Fadil Vata është ngritur me iniciativën e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe është financuar nga kjo komunë.