Përurohet spitali për fëmijë, donacion 22 milionësh i Emirateve të Bashkuara Arabe

13 shtator 2021 | 12:12

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) sot është përuruar Spitalin Pediatrik-Kirurgjik “Sheikha Fatima”, spital modern për fëmijë donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vlera e të cilit kap shifrën 22 milionë euro.

Në përurimin e këtij spitali morën pjesë liderët e institucioneve të vendit dhe përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky spital për fëmijë ofron shërbime më moderne të Kosovës në dispozicion me 100 shtretër.

Kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në Emiratet e Bashkuarës, Sheik Abdullah bin Mohammed bin Butti Al Hamed, ka theksuar se Emiratet e Bashkuara sot institucioneve shëndetësore në Kosovës po ua dorëzojnë këtë spital i cili është iniciativë e Sheikha Fatima, synim i të cilës ishte ndihma për gratë dhe fëmijët në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke qëndruar për vizitë…