Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Podujevë
19 qershor 2024
| 15:48
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në 25 vjetorin e çlirimit të Podujevës ka ndarë në “Facebook” pamje të Stacionit të ri të Autobusëve.
Sipas Bulliqit ky prokjekt ka kushtuar 1.3 milion euro.
“Ky projekt është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ku vlera totale e tij është 1.3 milion euro, ku MZhR-ja ka kontribuar me 600 mijë euro, për të cilën i falënderohem shumë ministrit Fikrim Damka dhe kësaj Ministrie. Pjesën tjetër të projektit e kemi financuar me buxhetin komunal”, ka shkruar Bulliqi.
Stacioni i Autobusëve do të përdoret për linjat e trafikut ndërkombëtarë.