Përurohet tuneli dezinfektues kundër koronavirusit në Prishtinë
09 prill 2020
| 15:38
Si shumë qytete tjera të botës, tashmë edhe Prishtina është bërë me tunel dezinfektues kundër përhapjes së Covid-19.
Përurimi i këtij tuneli është bërë sot rreth orës 15:00 nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.
“Sot po e promovojmë këtë tunel dezinfektues. Po e bëjmë këtu në tendën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë”.
“Ne e kemi ngritur këtë tende për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësorë, por edhe qytetarët”, ka thënë Ahmeti
Në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 25 raste me Covid-19, ndërsa numri përgjithshëm i personave të prekur nga ky virus në Kosovë është 224, prej të cilëve 6 kanë rezultuar me vdekje.