Përurohet ura e re në Rogovë të Hasit

24 prill 2025 | 12:12

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, dhe deputetët e Kuvendit Arbër Rexhaj e Artan Abrashi, kanë përuruar të enjten urën në Rogovë të Hasit.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka falënderuar banorët e Rogovës për mikpritjen e përzemërt dhe i ka uruar për urën mbi lumin Drin me gjatësi të gjithmbarshme rreth 134 metra, që e lidh zonën e Hasit me rrugën Gjakovë-Prizren.

“Në fund të vitit 2023 është nënshkruar kontrata, në prill të vitit 2024 kanë filluar punimet dhe falënderojmë operatorin ekonomik që ka përfunduar gjithçka brenda një viti. Dhe ja ku jemi tash në prill të vitit 2025, po e lëshojmë në përdorim këtë urë e cila e ka gjerësinë 10 metra, prej tyre 6.5 metra është për automjete, e 3.5 metra nga 1.75 metra në të dy anët, është për këmbësore”, ka deklaruar Kurti.

Këtë urë kaq të vonuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar lajm të mirë për të gjithë banorët e Rogovës dhe ata të cilët e vizitojnë.

Në fund, falënderime dhe mirënjohje, Kurti ka shprehur si për operatorin ekonomik i cili ka arritur t’i përfundoj punimet brenda një viti, ashtu edhe për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe gjithë qytetarët.

Ndërsa ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është shprehur ministria ka qenë vazhdimisht në përcjellje të këtyre punimeve dhe realizimi i tyre është jashtëzakonisht një arritje e rëndësishme pasi jo vetëm Rogova, por e gjitha zona e Hasit, është e lidhur me rrugën Gjakovë – Prizren.

Vlera e këtij projekti ka qenë 989 mijë euro dhe ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të Hasit dhe zonave përreth.

24.4.2025-ZKM-2424.4.2025-ZKM-324.4.2025-ZKM-12

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vetëm një viti testimi, formati i Ligës së re…