Përveç deputetit Berisha të PDK-së, në protestë u pa edhe Pal Lekaj i AAK-së
29 janar 2022
| 16:50
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është parë sot të duke marr pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në këtë protestë të thirrur nga PSD-ja, kanë marrë pjesë shumë qytetar, ndërsa aty është pa edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Këtë protestë edhe pse e kanë mbështetë partitë tjera opozitare LDK, PDK dhe AAK-ja, megjithatë ato nuk kanë marr pjesë në protestë.
Se ka marrë pjesë në këtë protestë e ka konfirmuar vet Lekaj.
“Po isha si deputet”, tha shkurt ai.
Ndërkohë, AAK-ja përmes një reagimi për media dje kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë protestë.