Përveç Lladrovcit, PDK-ja rikandidon edhe tre kryetarë të tjerë në zgjedhjet lokale

06 qershor 2021 | 09:27

Partia Demokratike e Kosovës do të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo.

“Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kryesia qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

PDK-ja e ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik.

Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të ketë mot me diell, por në pjesën…