Përvetësoi para duke keqpërdorur besimin në kompani, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës dje ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësojë një shumë parash.
Të dyshuarit V.R., 32 vjeç i janë sekuestruar një shumë parash, derisa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person për keqpërdorim të besimit
Sot hetuesit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritë të përvetësoj një shumë parash. Rast ky i cili është denoncuar dje në polici.
Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:
V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar një shumë e parave.
Derisa po vazhdon puna e hetuesve rrreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.