Përvjetori i mediave të luftës, Xhelili falënderon donatorët që ndihmuan UÇK-në

04 janar 2023 | 15:21

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Xhelili përmes një postimi në “Facebook”, ka përkujtuar themelimin e dy mediave të luftës, “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosovapress”-it.

Me këtë rast, Xhelili ka falënderuar donatorët të cilët kanë ndihmuar UÇK-në. Po ashtu, ai ka përshëndetur të gjithë bashkëluftëtarët të cilët kanë kontribuar për themelimin e këtyre dy mediave.

Postimi i plotë i Xhelilit:

Të nderuar miq, me rastin e përvjetorit te “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosovapress”-it, i përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët të cilët kanë kontribuar në këtë projekt! Njëherit kam obligim moral që të bëjë publike listën e donatorëve të cilët me donacionet e tyre e kanë mundësuar zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti të rëndësishëm të UÇK—së në rrethana të rrezikshme lufte, por në interes të jashtëzakonshëm për fatin e luftës dhe të ardhmen e Kosovës! Në këtë shkrim do të publikoj emrat e të gjithë atyre që kanë ndihmuar me të mira materiale për UÇK-në! Me këtë rast falënderoj për kontributet e tyre, këta persona fizik e juridik:

REGJISTRI I DONATORËVE, TË CILËT E KANË NDIHMUAR UÇK-­në PËRMES DR. FATMIR XHELILIT

Hetem Huruglica, nga Prishtina, në qershor 1998 ka dhënë një laborator pa centrifugë, të cilin e kam dorëzuar në ambulancën e Krojmirit.

Enver Shaqiri, nga Shtimja, në qershor 1998 ka dhënë një centrifugë për laborator, të cilin e kam dorëzuar në ambulancë në Krojmir.

Fehmi Baftiu, nga Shtimja, e ka dhënë mikroskopin e ambulancës “Nënë Tereza”, të cilin e kam dorëzuar në ambulancën e Krojmirit.

Gazmend Rashiti, nga Rashinca, në qershor 1998, e ka dhënë një gjenerator benz., të cilin e kam dorëzuar në ambulancën e Krojmirit.

Haqif Qorrolli, nga Ferizaj, gjatë luftës ka dhënë: 20 pelerina, tri palë dylbi, të cilat i kam dorëzuar në Krojmir, një aparat fotografik “Zenith” me blic, të cilin e kam dorëzuar në “Kosovapress”, një aparat fotografik “Carena”, të cilin e kam dorëzuar në “Kosovapress”, një palë dylbi, të cilat i kam dorëzuar në Shtabin e ZO të Karadakut.

“2152” (Mani) nga Ferizaj, në qershor 1998 ka dhënë 34 palë këpucë të thella, të cilat i kam dorëzuar në Shtabin e Krojmirit.

Ibrahim Islami nga Ferizaj, në qershor 1998, ka dhënë 24 palë këpucë të thella, të cilat i kam dorëzuar në Krojmir,

“MIGROS” nga Shtimja, në shtator 1998, ka dhënë 10 litra shampon për flokë, 10 litra shampon për enë, 5 kg. çaj, 10 sapuna, 10 kg. vegetë, 10 kg. biber, të cilat i kam dorëzua në Krojmir.

Imri Abazi, nga Davidovci, i ka paguar dy fatura për barëra: 309 DM barëra i kam dorëzuar në ambulancën e Krojmirit; 480 DM barëra i kam dorëzuar në ambulancën e Krojmirit.

Këshilli i Emergjencës së Shtimes ka dhënë barëra në vlerë 330 DM, të cilat i kam dorëzuar në Krojmir; barëra në vlerë 75 DM, i kam dorëzuar në Krojmir, barëra në vlerë 312 DM i kam dorëzuar në Krojmir, barëra në vlerë 383 DM i kam dorëzuar në Krojmir; barëra në vlerë 220 DM i kam dorëzuar në Petrovë, barëra në vlerë 295 DM i kam dorëzuar në Petrovë, barëra, në vlerë 448 DM, i kam dorëzuar në Krojmir, dy thasë fasule, i kam dorëzuar në Petrovë, 5000 kg. miell, i kam dorëzuar në Krojmir, 5000 kg. miell, i kam dorëzuar në Pjetërshticë, 5000 kg. Miell, e kam dorëzuar në Petrovë, 150 DM për një radioaparat.

Agim Haxhiu, nga Rashinca, ka dhënë 50 kg. fasule, që i kam dorëzuar në Krojmir.

Rrahman Rushiti, nga Rashinca, ka dhënë dy thasë qepë dhe gjysëm thesi fasule, që i kam dorëzuar në Krojmir.

Vesel Rexhaj, nga Petrova, ka dhënë gjysëm thesi fasule, që e kam dorëzuar në Petrovë.

Afrim Emini, nga Davidovci, ka dhënë 20 triko, që i kam dorëzuar në Krojmir.

Nazif Xhelili, nga Shtimja, ka dhënë një makinë shkrimi mekanike, të cilën e kam dorëzuar në “Kosovapress”.

Musli Sllamniku, nga Topliçani, ka dhënë një gjenerator dizel 5 KË, të cilin e kam dorëzuar në radion “Kosova e lirë”, në Krojmir.

Ramadan Beqiri, nga Ferizaj, e ka dhënë një gjenerator benz 6 KË, të cilin e kam dorëzuar në ambulancën në Krojmir.

Fatmir Xhelili, nga Shtimja, ka dhënë një makinë shkrimi elektronike, të cilën e kam dorëzuar në Petrovë dhe një diktafon “Panasonic”, të cilin e kam dorëzuar në “Kosovapress”.

Nysret Gashi nga Shtimja, ka dhënë një makinë shkrimi mekanike, të cilën e kam dorëzuar në radion “Kosova e lirë”.

Mehmet Abazi, nga Godanci, ka dhënë një makinë shkrimi mekanike, të cilën e kam dorëzuar në “Kosovapress”.

Lulzim Kajtazi, nga Shtimja, me banim në Prishtinë, ka dhënë: Fascikla të letrës – 200 copë, fascikla PVC – 50 copë, Heft makinë – një copë, municion për heft makinë – dy copë, një mulli për kafe, të cilin e kam dorëzuar në “Kosovapress”; 10 palë papuçe, të cilat i kam dorëzuar në SHP dhe “Kosovapress”; shtatë palë pantofle, të cilat i kam dorëzuar një pjesë në SHP dhe një pjesë në radion “Kosova e lirë” dhe “Kosovapress”; dy copë silikonë, i kam dorëzuar në SHP; 20 bateri 1,5 volt, i kam dorëzuar në radion “Kosova e lirë” dhe “Kosovapress”; 10 peshqira, i kam dorëzuar në SHP, “Kosovapress” dhe në radion “Kosova e lirë”; dy bokallë dhe pesë shirita ngjitës “Aero”, të cilat i kam dorëzuar në “Kosovapress” dhe në Shtabin e Përgjithshëm.

“005” (Agimi) nga Prishtina, ka dhënë: Një fshesë elektrike, të cilën e kam dorëzuar në Shtabin e ZO të Karadakut; material për rrymë elektrike, në vlerë 17.50 DM, e kam dorëzuar në “Kosovapress”;

“1901” (Abedin Hasani), nga Prishtina, ka dhënë: Dy komplete të tavolinës së punës, i kam dorëzuar në SHP; një xhip “Grand Shiroko”, i cili gjatë rrugës për në SHP është djegur nga forcat serbe (këtë e ka konfirmuar edhe një shok i Ferat Shalës);

Besim Meha, nga fshati Lloshkobare, ka dhënë 20 litra vaj motori, e kam dorëzuar në “Kosovapress”;

Fazli Qerimi, nga Shtimja, ka dhënë pjesën e xhipit “Pajero”, në vlerë 9000 DM, e kam dorëzuar në SHP;

Ruzhdi Shaqiri, nga Shtimja, ka dhënë: Një kamerë “Sony” (komplet), të cilën e kam dorëzuar në “Kosovapress”; katër pasqyra 50×40 cm, dy prej të cilave i kam dorëzuar në SHP, dy të tjerat në “Kosovapress” dhe “Kosova e lirë”;

Mehdi Stublla, nga Lipjani, ka dhënë një gjenerator benzine, të cilin e kam dorëzuar në “Kosovapress”;

Afrim Haxhiu, nga Rashinca, ka dhënë një kasetofon, të cilin e kam dorëzuar në radion “Kosova e lirë”.

Jusuf XH. N., nga Tetova, ka dhënë pesë rollne letër paus të formatit A0, e kam dorëzuar në Drejtorinë Operative të SHP.

Isak Halili, nga Poroj, komuna Tetovë, ka kontribuar me mjete materiale.

Lulzim Kajtazi, nga Shtimja, ka dhënë barëra në vlerë 219,90 DM, të cilat i kam dorëzuar në Petrovë përmes motrës së Dr. Vezir Bajramit, e cila jeton në Koshare dhe barëra në vlerë 1746 DM, të cilat në janar e­ shkurt 1999, i kam dorëzuar në ambulancën e Krojmirit.Këta janë të gjithë personat, të cilët e kanë ndihmuar UÇK­-në përmes meje me mjete materiale (Përfundon me numrin rendor 31).

* * *

Më poshtë i paraqes pajisjet, të cilat i kemi blerë me mjete financiare për “Kosovapress”-in dhe radion “Kosova e lirë” (pa i paraqitur pajisjet për drejtoritë tjera të SHP dhe shtabeve të zonave dhe kontribuesit financiarë për UÇK-në):

Më 5 dhjetor 1998 kam shpenzuar 2685 DM për blerjen e kompjutorit me pajisje përcjellëse për “Kosovapress”. Raportit ia bashkangjes: Faturën 516, datë 5. 12. 1998 dhe vërtetimin e “Kosovapress”-it për dorëzimin.

Më 19 janar 1999 kam shpenzuar 6500 DM për blerjen e dy fotokopjuesve “Canon”. Njërin për SHP, tjetrin për “Kosovapress”. Raportit ia bashkangjes: Faturën 981, datë 13. 1. 1999 (është paguar avans); Vërtetimi nga SHP për pranimin e aparatit, dhe Vërtetimin e “Kosovapress”-it për pranimin e aparatit.

Për ngjyra “Toner” për aparat fotokopjues kam shpenzuar 120 DM. Raportit ia bashkangjes: Faturën 1224 të datës 8 shkurt 1999 dhe Vërtetimin e pranimit të Tonerit.

Për një xhip “Pajero”, të cilin e kam blerë për nevoja të SHP, kam shpenzuar 5000 DM, kurse pjesën tjetër të xhipit na e ka dhuruar një qytetar. Raportit ia bashkangjes vërtetimin për pranimin e xhipit nga SHP. Ky xhip iu ka dorëzuar radios “Kosova e lirë” për shfrytëzim.

Për një akumulator 97 A. kam shpenzuar 100 DM. Raportit ia bashkangjes faturën dhe vërtetimin për pranimin e akumulatorit.

Një video rekorder për ministudio muzikore, dërrasa për “Kosovapress”. Kam shpenzuar 1340 DM. Raportit ia bashkangjes: Faturën për ministudio, nr. 31018, faturën për videorekorder, nr. 02/99, faturën për dërrasa, nr. 7368 (40 metra katrorë i kam paguar me këtë faturë, kurse 50 metra katrorë na i ka dhuruar qytetari); Vërtetimin e pranimeve nga “Kosovapress”-i. Për letër telefaksi kam shpenzuar 180 DM. Raportit ia bashkangjes: Faturën nr. 949 dhe vërtetimin për pranim nga “Kosovapress”.

Disketa CD-rom, letër telefaksi dhe HHD 6.4 GB. I kam shpenzuar 164 DM për nevoja të Kosovapress-it. Raportit ia bashkangjes faturën nr. 1188 dhe vërtetimin për pranim të “Kosovapress”-it.

Për nevoja të “Kosovapress”-it kam shpenzuar 210 DM (kaseta, letër faksi etj.). Raportit ia bashkangjes: Faturën nr. 989 dhe vërtetimin për pranimin e tyre.

Për kaseta të incizuara për nevoja të radios “Kosova e lirë” kam shpenzuar 200 DM. Raportit ia bashkangjes: Faturën nr. 58/98 dhe vërtetimin e pranimit nga radio “Kosova e lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të artikullit për Alpeve Shqiptare nga “ BBC Travel”,…