Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës bën bashkë shqipet në Slloveni
24 shkurt 2024
| 22:44
Në Ceje të Sllovenisë është duke u zhvilluar turniri në futboll të vogël, në të cilin po marrin pjesë dhjetëra ekipe.
Hapjen e këtij turniri e ka bërë ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku.
Po ashtu prezent ka qenë edhe aktori i njohur, Kreshnik Ibrahimi.
Turniri i cili nga organizatori, Armend Berisha synohet që të jetë tradicional është përcjellur nga një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në Slloveni.
Turniri do të mbahet për dy ditë radhazi, ndërsa për vendet e para janë planifikuar edhe shpërblime.