
Përvjetori i themelimit të AAK-së, Besnik Tahiri: 22 vjet, n’shërbim të vendit
02 maj 2022
| 18:26
Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar se para 22 vitesh, Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të “lidershipit luftës themeloi AAK-në”.
Tahiri përmes një shkrimi në facebook tha se Haradinaj në atë kohë vendosi themelin dhe urat për shumë procese dhe zhvillime politike.
“Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Haradinaj themeloi Aleancën, me vizonin e qëndrushmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtetformimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzen mbi inatet dhe ideologjitë”, shkroi Tahiri.