Përvjetorin e 15-të të Pavarësisë festojeni me mega-ofertat e Sharr dhe Blue Travel
Vjet, sivjet, e kurdoherë.
Fafa ka vetëm dy partnerë nga Kosova, Sharr dhe Blue Travel.
Palët ri-zyrtarizuan bashkëpunimin për sezonin 2023 të dielën.
Gjithçka nisë me ultra-ofertën që nxirret në treg me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
“Është publikuar një ofertë në treg dhe brenda saj përveç që ka shërbime me ushqim dhe darkë të veçantë për datën e 17 shkurtit të Pavarësisë së Kosovës ka edhe muzikë, e cila vjen nga grupet e ndryshme të muzikës nga Kosova ku do të përformojnë me 18 shkurt.
Përveç shërbimeve, çmimet janë shumë të lira. Akomodimi me dy natë, dhe SPA, qytetarët do të vizitojnë edhe qytetin e Beratit, Tiranën dhe Kalanë e Durrësit”, tha Ruzhdi Kurtishaj, pronari i kompanisë “Sharr Travel”.
Për FAFA-n, s`ka nevojë të flitet shumë tashmë.
Çdo gjë aty është e përkryer deri në detajin e fundit.
Pronari Fatos Cernishti u bën thirrje kosovarëve t`i shfrytëzojnë ofertat e “Sharr dhe Blue Travel” për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovë.
“Presim që ashtu si gjithmonë siç ka qenë çdo vit në nivelet e duhura bashkëpunimi me ‘Sharr Travel’ edhe këtë vit shpresojmë të kemi të njëjtin bashkëpunim.
Sigurisht që tani një pjesë e festave që i kemi tani janë nga kompania “Blue dhe Sharr Travel”, dy kompanitë të cilat “FAFA” i ka shumë për zemër. Edhe vera e 2023 do jetë po në të njëjtin bashkëpunim”, deklaroi Fatos Cernishti.
Udhëtimi për në mëmën Shqipëri bëhet me autobusë ultra-modern.
Rezervimi për në FAFA bëhet vetëm përmes zyrave të Sharr dhe Blue Travel.
Andaj kontaktoni në:
049/610 015; 044/610015, 044/542029
Ose në faqen e Facebook-ut dhe atë të Instagramit të “Sharr Travel”.
https://fb.watch/iGfxe88yoM/?mibextid=cr9u03