Përzgjedhësi i Rumanisë U21: Ja pse klubet rumune po kërkojnë lojtarë nga Kosova 

12 janar 2024 | 15:14

Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, ka thënë se ndikimi që Albion Rrahmani pati me paraqitjet e tij në kampionatin rumun, ka bërë që klubet rumune të vihen pas lojtarëve që luajnë në Kosovës.

Rrahmani është kthyer së fundi nga një lëndim, ndërsa për Rapid Bukureshtin kishte shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me dy asistime në gjashtë ndeshjet e para. Craiova interesohet për transferimin e Lumbardh Dellovës, ndërsa Steaua Bukuresti është në bisedime për transferimin e Jalen Blesas nga Prishtina.

“Kur një lojtar si Rrahmani të jep rendimentin, normalisht shikon në atë zonë. Mbaj mend Petroluliun me Hamza Younes. Ai pati një rendiment shumë të mirë, pastaj pasuan 7-8 transferime të tjera nga ajo zonë. Unë kam qenë i vetmi rumun në Turqi në vitet 2002-2003. Luajta futboll fantastik, fituam kampionatin. Vitin tjetër, erdhën nëntë lojtarë rumunë”, ka thënë Pancu.

“Të gjitha skuadrat në Turqi kërkonin lojtarë rumunë. Rapidi transferoi Hasanin dhe Krasniqin”, ka deklaruar Pancu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka vendosur që vitin e…