Përzgjedhësi Marmarinos ligjëron para trajnerëve të Kosovës

12 qershor 2020 | 12:21

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos do të ligjërojë para trajnerëve të Kosovës me anë të një videokonferencë.

Kjo videokonferencë do të mbahet të dielën më 14 qershor nga ora 19:00, ku pritet të marrin pjesë shumë trajnerë vendorë.

“Tema e ligjërimit do të jetë sulmi tranzicional dhe sulmi i hershëm, kurse trajnerët mund të interesohen edhe për tema të tjera me interes për basketboll. Ligjërata është shumë e mirëseardhur për trajnerët vendorë, sidomos në këtë kohë pandemie, kur janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kohë më parë, Marmarinos ka ligjëruar edhe para gjyqtarëve të Kosovës, në lidhje me raportin trajner-gjyqtar. Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë basketbollin në çfarëdo forme, derisa në muajin gusht do të jetë në Kosovë për të udhëhequr grumbullimin e Përfaqësueses A.

Christos Marmarinos ka drejtuar në dy ndeshje Kosovën dhe ka shënuar dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, senatori Bob…