Përzgjidhen 10 ‘Shpresat Olimpike 2023’, që mbështeten nga MKRS-ja

27 dhjetor 2022 | 12:21

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar raportin e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2023.

Bursistët, do të mbështeten me nga 150 euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), sipas rregullores për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike. Përzgjedhja e bursistëve është bërë bazuar në rezultatet e arritura në vitin 2022.

Përveç skitares Kiana Kryeziu, e cila mori pjesë me normë olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, nëntë bursistët tjerë të përzgjedhur janë po ashtu me medalje të fituara në Kampionate Evropiane ose Ballkanike dhe Kupa Evropiane. Nga sporti i xhudos janë Dardan Cena, medalist i bronztë evropian U-18 e Laurina Gashi, dy herë medaliste (e artë dhe argjendtë) në Kupën Evropiane për kadete. Nga boksi janë medalistët e bronztë evropianë për junior, Taulant Jakupi e Donat Syla. Atletikën e përfaqëson medalisti i artë ballkanik U-18, Enis Bytyqi. Rezultatet e mundjes në grupmoshat e reja gjatë këtij viti, kanë bërë që dy vajzat, Elsa Nikoci dhe Lonisa Reka të jenë në top 10-she. Elsa me dy fitore doli e pesta në Evropianin U-15, si dhe nënkampione e Ballkanit U-15, ndërsa Lonisa, nënkampione e Ballkanit me U-17. Në 10-she janë përfshirë edhe dy taeekwondistët, medalistë ballkanik, Jon Gashi dhe Elion Agushi.

KOK-ja në janar do të shpall sërish aplikimin për federatat sportive olimpike për bursistët shpresa olimpike 2023, të cilët do të mbështeten direkt nga KOK-u, e ku numri i bursistëve pritet të jetë mbi 25.

Lista e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”

Dardan Cena (xhudo)
Laurina Gashi (xhudo)
Enis Bytyqi (atletikë)

Taulant Jakupi (boks)
Donat Syla (boks)
Kiana Kryeziu (skitari)
Elion Agushi (taekwondo)
Jon Gashi (taekwondo)
Elsa Nikoci (mundje)
Lonisa Reka (mundje

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Sipas Q.R, të KMDLNj-së në Mitrovicë ekipi…