Përzgjidhen kandidatët për ngjarjen ‘The DAY When Hacking is Legal IV’
Në kuadër të njërës nga konferencat më të mëdha në rajonin e Ballkanit ‘Cyber Security and Privacy’ e cila do të mbahet më 24-26 janar 2018 në Prishtinë, do të organizohet edicioni i IV-të i ngjarjes më atraktive për hakerët vendor dhe ndërkombëtar ‘The DAY When Hacking is Legal IV’ ku këta hakerë për 8 orë kanë për detyrë të gjejnë zbrazëtira të sigurisë në uebfaqe të institucioneve publike dhe private, punëtori kjo e cila mbahet në ditën e fundit të Konferencës.
Kjo garë sivjet e ruan origjinalitetin e saj por është pasuruar me ide të reja, zhvillime shumë interesante që do ti përjetojnë vetëm ata që kanë pasur fatin të përzgjidhen dhe do të jenë fitues eventual në shpërblimin i cili ka vlerë prej 3,000 euro.
Për dallim nga vitet e kaluara pas interesimit të madh të djemve dhe vajzave hakerë, si risi është nxitja e konkurrencës mes universiteteve të ndryshme në vend, publike dhe private. Studentë të shkencave kompjuterike nga disa universitete të Kosovës garojnë mes vete për të parë se kush nga ta do të jetë më i miri. Përzgjedhja e studentëve ka përfunduar me sukses dhe e gjithë kjo është bërë përmes punëtorive që janë mbajtur me këta studentë.
Me datë 11 janar në Kolegjin AAB me të cilin kemi filluar seleksionimin, ku nga një numër prej afër 30 studentë të pasionuar në këtë fushë kanë arritur të përzgjidhen disa studentë të cilët do të jenë pjesëmarrës në ngjarjen kryesore.
Dita pasuese e Workshop-it (punëtorisë) është mbajtur në Kolegjin Riinvest me datën 12 janar.
Entuiziazmi i të rinjve në këtë fushë është pare edhe aty. Ku nga shumë studentë që ishin pjesëmarrës u zgjodhën ata te cilët u treguan më të suksesshmit në gjetjen e hapësirave dhe dobësive në platformën e stimuluar nga FindBUG LAB.
Interesimi më i madh nga hakerët është parë në Universiteti e Prishtinës që u mbajt me 15 janar, ku studentët ishin të motivuar dhe të gatshëm për sfidat e parashtruara nga organizatorët e cila zgjati 90 minuta. Për shkak të interesimit më të madh edhe numri i të përzgjedhurve ishte më i madh.
Ky aktivitet edhe këtë vit ka stimuluar mbi 100 të rijnë dhe të reja te pasionuar pas fushës së sigurisë kibernetike. Për dallim nga viti i kaluar studentët dukshëm kanë përmirësuar qasjen praktike në fushën e sigurisë kibernetike, kjo falë e punës dhe angazhimit të profesorëve, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim.
Gjithë ky angazhim dhe kjo punë e palodhshme do të finalizohet me ngjarjen kryesore të datës 26 janar, ku sipas traditës së Konferencës, simbol dallues i hakerëve do të jetë mbajtja e plisit.
Ekipi i CSP të gjithë pjesëmarrësve ju dëshiron suksese dhe shihemi me datën 26 janar.
Statistikat e punëtorive te mbajtura ndër vite.
Për t’u regjistruar si hakerë në ngjarjen më të madhe të hakingut në Kosovë klikoni këtu.