![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/Osmani_Fotografia.jpg)
Përzgjidhet fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani
12 prill 2021
| 13:21
Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesit e protokollit të shtetit, përfaqësuesit e protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës, është thënë në njoftimin e presidencës.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.