Pesë golat e Vikingut i shënuan futbollistët kosovarë
13 shtator 2020
| 09:41
Pesë golat e fitores për skuadrën e Vikingut në ndeshjen e fundit i kanë shënuar futbollistët kosovarë.
Vikingu e ka mposhtur të shtunën Kristiansund BK (3-5), në ndeshjen e 17-të në kampionatin e Norvegjisë.
Veton Berisha dhe Zymer Bytyqi realizuan nga dy gola, kurse me një gol ka kontribuar Ylldren Ibrahimaj, derisa për vendasi në listën e shënuesve u regjistruan Amahl Pellegrino me dy gola dhe një tjetër e shënoi Bendik Bye.
Vikingu zë vendin e nëntë me 22 pikë, kurse Kristiansund BK pozicionohet e pesta me 27 pikë.
(V.Z / Epoka e re)