Pesë aksidente në rrugën Ferizaj-Prishtinë

05 gusht 2020 | 12:44

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për “KosovaPress” se sot kanë ndodhur pesë aksidente në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Ai ka deklaruar se në këto aksidente ka edhe të lënduar. “Rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore. Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka treguar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria amerikane tha se do të dërgojë zyrtarë të lartë…