Pesë anije të tjera me grurë largohen nga portet e Ukrainës
16 gusht 2022
| 11:13
Pesë anije të tjera me misër dhe grurë janë larguar nga portet e Ukrainës duke transportuar misër dhe grurë.
Siç konfirmon Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, tre anije janë larguar nga Chornomorsk dhe dy nga Pivdennyi.
Tutje thuhet se katër anije të tjera të destinuara për në Ukrainë do të inspektoheshin të martën nga qendra e përbashkët e koordinimit, e krijuar nga Rusia, Turqia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll.
Një nga anijet që u nis të martën ishte “Brave Commander”, duke transportuar ngarkesën e parë të ndihmave ushqimore humanitare nga Ukraina për në Afrikë që nga pushtimi i Rusisë.