Pesë argumentet
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (3)
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Argument 1
Këtë teori që po e jap personalisht unë, e forcon edhe më shumë argumenti se deri më sot asnjëherë nuk ka ndodhur që të shpërthejë ndonjë vullkan i cili nga brendësia e tokës do të nxirrte hekur të pastër që rrjedh si uji, sepse kjo masë likide e hekurit (Fe) nuk ekziston në anët anësore të diopolit magnetik, por ekziston vetëm mbi polet magnetike të tokës. Pasi polet magnetike e tërheqin këtë masë dhe nuk lejojnë të ndahet dhe të dalë mbi sipërfaqen e tokës, për aq kohë sa të jetë aktive fusha magnetike e tokës. Prandaj përfundimisht brenda strukturës së brendshme të tokës, rreth dipolit magnetik mund të ketë çfarëdo lloji elementi në gjendje likide, por në asnjë mënyrë nuk ka hekur të pastër likid.
Argument 2
Po të marrim një enë dhe të vendosim në të një përzierje hekuri dhe nikeli, pastaj e vendosim mbi një makinë që e rrotullon enën me shpejtësi të lartë këndore konstante, do të vërtetojmë se pas një kohe kjo përzierje do të rrotullohet me të njëjtën shpejtësi këndore sikur ena, nga fakti se ekziston një kontakt në mes enës dhe përzierjes e kjo bartet nga sipërfaqja deri në qendër.
E njëjta ndodhë edhe me tokën, sepse shtresa e jashtme e tokës është e ngurtë. Po të kishte likid të përzierjes së hekurit (Fe) e nikelit brenda tokës,do të rrotullohej në të njëjtën kohë dhe me shpejtësi këndore të njëjtë me tokën. Prandaj në asnjë rrethanë nuk do të ketë një përzierje të hekurit (Fe) dhe nikelit prej nga do të krijohej ndonjë fushë magnetike.
Argument 3
Pjesa më e madhe e shkencëtarëve e marrin se rryma elektrike dhe fusha magnetike formohen për shkak të temperaturave të larta gjatë përzierjes së hekurit (Fe) dhe nikelit.
Po të ishte kështu nëpër shkritore ku futen qindra tonelata elemente të ndryshme për t’u shkrirë, ku më së shumti ka hekur dhe një pjesë të nikelit, do të formohej ndonjë rrymë elektrike nga e cila do të formohej ndonjë fushë magnetike, kjo nuk ka ndodhë, e as që do të ndodhë ndonjëherë.
Prandaj kjo teori e formimit të fushës elektrike dhe magnetike nga përzierja e metaleve brenda tokës ashtu siç mendohet tani bie poshtë.
Argument 4
Argument tjetër që e vërteton se nuk ka sferë ferromagnetike brenda tokës, është se nëse të njëjtin magnet cilindrik e vëmë në një brendësi të një cilindri nga materiali i hekurit (Fe), do të shohim se intensiteti i fushës magnetike BA jashtë cilindrit të hekurit (Fe), afër sipërfaqes anësore zbret në vlerën afërsisht (shih figurën 14).
Nga ky eksperiment shohim se sikur të ketë një diopol magnetik brenda mbështjellësit ferromagnetik të tokës, ashtu siç mendohej se mbështjellësi ferromagnetik përbëhet nga materialet ferromagnetik, fushë magnetike nuk do të kishte mbi planetin tonë.
Argument 5
Po të shikohet harta e fushës magnetike te sfera, apo të ndonjë magnet cilindrik, afërsisht intensiteti i fushës magnetike ka vlerën e njëjtë në polet magnetike, dhe vlerën e njëjtë në sipërfaqet anësore qoftë të sferës apo të cilindrit ashtu siç shihet në figurën e mëposhtme 15.
Kurse intensiteti i fushës magnetike në planetin e tokës nuk është i rregullt, sepse vlera maksimale e fushës magnetike në veri, në Rusi dhe Kanadë arrin në vlerën e 60 mT, por jo në polin magnetik të veriut aty ku buron fusha magnetike.
Kjo vërtetohet edhe eksperimentalisht, nëse mbi polin magnetik të një cilindri vendosim pllakë të hekurit (Fe), intensiteti i fushës magnetike mbi polin magnetik në pikën (A) që ka vlerën në 8 mT, por që është më i ulët sesa në skajet e pllakës së hekurit (Fe) në pikat (B) dhe (C) ku arrin në 14 mT (shih figurën 16).
Lëvizja e polit magnetik të veriut
Kjo na jep të kuptojmë, se fusha magnetike e ka formën e një cilindri të lakuar, ashtu sikur shpeshherë në sipërfaqen e tokës paraqiten tornado me forma të ndryshme (shih figurën 17).
Argument tjetër që tornadoja elektromagnetike e formon dipolin magnetik të tokës është se poli magnetik i veriut bënë lëvizje më të madhe sesa poli magnetik i jugut, kjo ndodhë për shkak se ndryshon forma e tornados elektromagnetike në veri, sepse ajo lakohet më shumë sesa në polin magnetik të jugut.
Nëse shikohet raporti i lëvizjes së poleve magnetike, del se poli magnetik i jugut nuk ka bërë shumë ndryshime për intervale të njëjta kohore, ndërse poli magnetik i veriut ka lëvizur shumë brenda kësaj kohe.
Kjo ndodhë nga fakti, se masa e hekurit (Fe) mbi polin magnetik të veriut lëviz varësisht nga drejtimi i tornados elektromagnetike brenda strukturës së brendshme të tokës, kështu që ky drejtim dhe kjo shpejtësi e lëvizjes së poleve magnetike mund të ndryshojë në çdo kohë.
Përfundim
As rryma elektrike, as fusha magnetike, as në tokë, por as në ndonjë trup tjetër qiellor, asnjëherë nuk janë krijuar e as që mund të krijohen pa prezencën e fenomenit të tornados elektromagnetik (aX+aZ) në brendësinë e atij trupi qiellor.
Kjo tornado mund ta ketë formën e cilindrit të drejtë apo të lakuar, dhe në një mënyrë qoftë përmes përzierjes cilindrike apo fërkimeve të ndryshme e shkakton rrymën elektrike dhe fushën magnetike.
Jetëgjatësia e cikloneve dhe tornadove brenda trupave qiellorë
Jetëgjatësia e këtyre fenomeneve varet nga bërthama e atomeve të elementeve nga i cili reaksion janë krijuar tornadot elektromagnetike dhe ciklonet. Meqenëse në krijimin e Universit këto katër elemente ishin në masë të madhe, janë krijuar edhe bërthama jashtëzakonisht të mëdha qoftë të cikloneve apo tornadove, dhe zgjasin me mijëra e miliarda vite.
Por, gjithashtu edhe këto fenomene zgjasin varësisht nga prezenca e atomeve të elementeve (aΩ) në të cilën mund të haset gjatë rrugës në të cilën kalojnë këto fenomene natyrore.
Atomet e Elementeve (aΩ) është mjaft vështirë të depërtojnë në qendra të trupave qiellorë, dhe kjo ndihmon në jetëgjatësinë e tyre.
Çka janë elementet (aX) (aY) (aZ) dhe (aΩ)
Janë elemente që janë prezentë në gjithë Universin duke përfshirë edhe sipërfaqen dhe mbi sipërfaqen e tokës. Nuk njihen, nuk mund t’i shohim,është shumë vështirë t’i izolojmë, por shumë e rrezikshme t’i prodhojmë përmes laboratorëve shkencore.
Nëse në laboratore tentohen të gjenden dhe të prodhohen këto atome, duhet kuptuar se një reaksion në mes atomeve (aX) (aY) dhe (aX) (aZ) është i pandalshëm, dhe nuk mund të izolohet në laborator, në këtë mënyrë një reaksion i tillë mund ta kalojë pa problem çdo lloj pengese dhe të dalin jashtë laboratorëve duke mos u vërejtur fare, dhe pasi të dalin në hapësirë bëjnë lëvizje të pakontrolluara. Kurse gjatë lëvizjeve mund të hasin rrugës në atome të tjera të cilat gjenden në hapësirë (aX) (aY) (aZ) duke formuar bërthama të cikloneve dhe tornadove, por edhe rrymime të ajrit në hapësirat ku kalojnë aeroplanët, këto fenomene mund të zgjasin me minuta, orë, javë dhe me vite dhe gjithë njerëzimin do ta zhdukin mbi sipërfaqen e tokës.
I vetmi element që mund t’i ndalë këto reaksione është elementi (a Ω) por nuk ka informata si duket dhe ku gjendet.
Fusha magnetike e trupave qiellorë të sistemit tonë diellor
Eksperiment 2
Ngjashëm sikur është formuar fusha magnetike e tokës, përmes bashkimit të bërthamave të ciklonit dhe tornados, në të njëjtën kohë apo në kohëra të ndryshme janë formuar të gjithë trupat në mbarë Universin. Por, ne do të ndalemi vetëm te trupat qiellorë të sistemit tonë diellor. Duke u bazuar në argumentin se përpos Tokës që posedon fushë magnetike janë edhe Dielli, Jupiteri, Saturni,Urani dhe Neptuni që posedojnë të njëjtën fushë.
Kurse trupat e tjerë qiellorë Merkuri,Venera, Marsi dhe të gjithë satelitët natyrorë të planeteve që kanë një formë të rregullt gjeografike,përkatësisht sferike, janë krijuar nga bërthama e cikloneve (aX) dhe (aY).
Për të pasur më shumë informacione se si janë formuar trupat qiellorë, e marrim një disk (D)në të cilin e hapim një vrimë në mes për të kryer eksperimente. Përreth vrimës eksperimentale vendosim magnete permanente në formë të cilindrave, të cilat përfaqësojnë dipolet magnetike të trupave qiellorë.
Në këtë vrimë eksperimentale hyjnë dhe dalin të gjitha fushat magnetike të të gjithë cilindrave magnetikë që ndodhen rreth vrimës eksperimentale (shih figurën 18). Vijon.