
Pesë arsye pse Gjermania do të fitojë Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Gjermanisë vazhdon të mos ketë humbje në “2024/25 UEFA Nations League”, ku në gjysmëfinale do të përballet me Portugalinë. Ka shumë arsye pse tifozët e kësaj skuadre duhet të besojnë në suksesin përfundimtar në këtë kompeticion.
1.Të magjepsur nga Nagelsmann
U desh pak kohë, por ashtu si çdo gjë e mirë, një vit pas fillimit, ‘Epoka e Nagelsmann’ duket në rrugën e mbarë në Kombëtaren gjermane. Dy humbje dhe një barazim në 4 ndeshje e para krijuan një dyshim të parë te trajneri i ri, por që prej asaj kohe 37-vjeçari ka treguar se ka trurin taktik dhe shpirtin motivues në ambientin ndërkombëtar të trajningut.
Energjia dhe shpirti i tij i pabesueshëm janë vlerësuar nga Presidenti i Federatës Gjermane, Bernd Neuendorf dhe Nagelsmann është i motivuar maksimalisht për një trofe madhor pas titullin kampion në Bundesliga 2021/22.
2.Talente të shumta në dispozicion
Sfidat e fundit të Naglesmannit kanë ekspozuar një aset masiv – numrin e madhe të talenteve në dispozicion, të gatshëm për të spikatur në nivel ndërkombëtar. Deniz Undav, Oliver Baumann, Jamie Leweling. Angelo Stiller, Aleksandar Pavlović dhe Tim Kleindienst bënë të mos ndihej mungesa e Leon Goretzkas, Florian Wirtz dhe Kai Havertz. Një bonus më shumë për Nagelsmann në prag të “Final4”.
3.Binomi Musiala-Wirtz
Gjermania mund të jetë e kënaqur me cilësinë në çdo cep të fushës, por mesfusha është qershia mbi tortë me Jamal Musiala-n dhe Florian Wirtz. Ky binomi është i papërmbajtshëm dhe jep shenja të një përmirësimi gjithnjë e më të madh. Prania e tyre në skuadër është një vlerë e shtuar për Gjermaninë e Nagelsmannit.
4.Ndjesia pozitive e të luajturit në shtëpi
Gjermania ia doli që “Euro 2024” të shndërrohej në faktorin e të ndjerit mirë me përfaqësuesen. Shpresa e madhe ishte që ky momentum të përsëriste vitin 2006 kur Gjermania u eliminua nga Italia në ½ finale apo dhe Euro 2008 kur eliminuan të kaltrit në rrugën drejt finales. Kupa e Botës 2010 ishte në këtë logjikë, por nuk prodhoi fitoren e madhe, atë që ‘panzer-at’ e morën në Brazil 2014. Periudha 2016-2022 ishte e errët për Gjermaninë, e cila shpreson të përjetojë gëzimin e fitores në UEFA Nations League këtë vit.
5.Saktësia e penalltive
Gjermania fitoi grupin me 4 fitore dhe 2 barazime përpara suksesit në ndeshjen e parë dhe barazimit në të dytën ndaj Italisë në ¼ finale. Nëse ndeshjet në “Final4” do të shkojnë tek 11-metërshat, historia tregon se Gjermania është në gjendje të ruajë qetësinë në momente presioni. “Die Nationalelf” ka fituar 6 ndeshjet e saj që kërkuan serinë e penalltive, prej vitit 1976…