Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjen e BQE-së
18 shtator 2020
| 08:12
Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane nga 1 tetori 2020, njoftoi BNR. Kjo është pjesë e bashkëpunimit të Bankës Popullore Bullgare dhe institucionit financiar evropian në rrugën drejt aderimit të Bullgarisë në eurozonë dhe e pranimit të euros. Ky bashkëpunim do ta përfshijë edhe mbikëqyrjen e bankave më të vogla të cilat mbeten nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore Bullgare. Nëndrejtori i Bankës Popullore Bullgare, Radosllav Milenkov, do ta prezantojë vendin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane me të drejtë vote.