Pesë çifte të famshme që u dashuruan në punë

31 korrik 2022 | 15:08

Nuk është e lehtë të jesh profesionist, nëse aktron. Yjet e Hollivudit që duhet të filmojnë skena dashurie duhet së pari të kalojnë të ashtuquajturin “test kimie”, të cilin ekspertët e filmit e përdorin për të vlerësuar se sa e besueshme është tërheqja e tyre reciproke.

Mirëpo, ajo “kimi” në disa raste ka qenë aq e fortë, sa aktorët kanë nisur një lidhje dashurie edhe në jetën reale.

Raste të tilla kanë qenë të shumta. Më poshtë keni të renditura pesë dashuri hollivudiane që vazhdojnë edhe sot.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Një histori dashurie që vazhdon prej 20 vitesh.

Çifti u njohën në xhirimet e filmit “Gigli”, i cili nuk arriti të fitonte audiencën dhe kritikën, por solli në botë “Benifer”.

Ndonëse lidhja e tyre fillimisht nuk e përballoi presionin e publikut, ata filluan sërish bashkëjetesën vitin e kaluar, ndërsa pak javë më parë u martuan.

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Blake Lively dhe Ryan Reynolds u takuan në xhirimet e filmit “Green Lantern”, i cili konsiderohet si një nga më të këqijtë nga universi i DC.

Edhe pse Reynolds ka pranuar se i vjen keq për rolin e tij në film, ajo që pasoi në jetën reale ndoshta mund të kishte qenë shumë më e suksesshme në ekran.

Gjatë xhirimeve të atij filmi, aktori ishte i martuar me Scarlett Johansson, dhe Blake ishte në lidhje me kolegun e tij nga seriali “Gossip Girl” Penn Badgley. Mirëpo, vite më vonë mes tyre lindi dashuria.

Çifti u martua në vitin 2012 dhe sot konsiderohet si një nga më harmonikët në Hollivud.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Mila Kunis ishte vetëm 14 vjeç kur u takua me Ashton Kutcher në xhirimet e “The Merry Seventies” ku të dy luanin Jackie dhe Kelsa, dy të rinj në një marrëdhënie të turbullt.

Madje, Mila e puthi Ashton për herë të parë në këtë serial.

Megjithatë, kur seriali përfundoi në vitin 2006, të gjithë shkuan në rrugën e tyre. Kutcher u martua me aktoren Demi Moore, ndërsa Kunis ishte në një lidhje nëntëvjeçare me yllin e “Home Alone”, Macaulay Culkin.

Shumë vite më vonë, ata u rilidhën në Golden Globes 2012 dhe filluan një lidhje.

Çifti u martua në vitin 2015 dhe kanë dy fëmijë.

Daniel Craig dhe Rachel Weisz

Daniel Craig dhe kolegia e tij Rachel Weisz u njohën gjatë studimeve të aktrimit, por dashuria mes tyre lindi shumë më vonë, kur ata morën role në filmin “Dream House” në vitin 2011.

Pavarësisht rezervave të mëparshme të aktores për martesën, ata u martuan vetëm gjashtë muaj më vonë në një ceremoni intime në Nju Jork.

Çifti ka dy vajza.

Jada Pinket Smit dhe Will Smith

Dhe ndërsa shumica e të famshëmve i mbajnë marrëdhëniet e tyre larg syrit të publikut, Jada dhe Will kanë ndarë shumë detaje nga jeta e tyre e dashurisë vitet e fundit.

Ndonëse nuk u shfaqën bashkë para kamerës, ata u takuan gjatë një audicioni për serialin “The Prince of Bel Air” për rolin e të dashurës së Will, por Pinkett Smith nuk e fitoi atë.

Megjithatë, në jetën reale ata nisën një lidhje dhe u martuan disa vite më vonë.

Ata konsiderohen si një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Jada dhe Will janë bashkë prej 25 vitesh dhe kanë dy fëmijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva është një skuadër mjaft aktive në këtë afat kalimtar.…