Pesë deputetë të LV-së do të krijojnë një ‘grup opozitarizmi’ brenda partisë
22 korrik 2021
| 08:35
Gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se pesë deputetë të LV-së pritet të krijojnë një grup opozitarizmi brenda Vetëvendosjes.
Pjesë e këtij grupi sipas ish-deputetit, pritet të jetë edhe deputetja e LV-së, Vasfije Krasniqi, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që, sipas tij, ka pasur pakënaqësi të mëdha me LV-në dhe kryeministrin Kurti.
Zeka në emisionin “Politiko” në Kanal10 ka thënë se edhe Lista Guxo do të bëjë një lloj opozite kundër LV-së.