Pesë deputetë të Shqipërisë lënë mandatet për të kandiduar për kryetarë të bashkive
Pesë deputetë të Shqipërisë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Besjan Ajazi, Benet Peci, Belind Këlliçi, Zef Hila dhe Luçiano Boçi janë deputetët që kanë vendosur të dorëzojnë mandatet e tyre në mënyrë që t’iu lejohet kandidimi për kryetar bashkie të qyteteve të ndryshme.
Për të marrë pozitën e të parit të Shkodrës, siç raporton ABC News, Benet Peci la Parlamentin dhe atë pritet të zëvendësojë Ilir Beqaja.
Në garë për Bashkinë e Gramashit do të jetë Besjan Ajazi, ndërkaq vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari. Belind Këlliçi, kandidon për Bashkinë Tiranë dhe vendin e tij do ta zërë Asllan Dogjani.
Mandatin e dorëzoi edhe Zef Hila i cili kandidon për Bashkinë e Vaut të Dejës, përderisa ulësen e tij në Parlament do e marrë Ludovik Hasani.
Bashkë me Këlliçin, manatin e dorëzoi edhe Luçiano Boçi i cili kandidon në Elbasan nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Vendin e Luçiano Boçit do ta zërë Qamil Xhafa. Procesi i 14 majit shënon zgjedhjet e nënta lokale që do të mbahen në Shqipëri.