Pesë ditë fushatë për raundin e dytë, kjo është data kur do të fillojë

22 tetor 2021 | 15:48

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë me dije të premten se fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve do të zgjasë pesë ditë.

Elezi ka thënë se fushata do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

“Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka thënë se për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik deri më 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës.

“Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date, KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu më 12 nëntor”, ka deklaruar Elezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që kur u bë publike lidhja e Donald Veshajt me…