Pesë ditë mbi WC për ta thyer rekordin
16 korrik 2019
| 11:33
Një belg qëndroi i ulur në WC për gati pesë ditë në përpjekje për të vendosur një rekord botëror. Jimmy De Frenne sfidoi veten për të qëndruar ulur për 165 orë në WC në mes të një lokali. Por hoqi dorë javën e kaluar pas 116 orësh qëndrimi ulur. Nuk ka një rekord botëror për qëndrimin ulur në WC, por De Frenne ka thënë se kishte njohur dikë që qëndroi ulur për 100 orë.