Pesë fëmijë të lënduar pasi ndërtesa kaplohet nga zjarri në Paris
20 gusht 2018
| 00:19
Të paktën pesë fëmijë janë në gjendje kritike pasi një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në periferi të Aubervilliers të Parisit.
Raportohet se ka të lënduar edhe oficerë të policisë si pasojë e incidentit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Fatmirësisht zjarri është vënë nën kontroll, ka treguar për “AFP” një zëdhënës i stacionit të zjarrfikësve të Parisit.
Aktualisht gazetarët janë duke punuar në këtë rast dhe do t’i bëjnë të ditura detajet sapo ta mbledhin më shumë informata.