Pesë fermerë nga Drenasi përfitojnë multikultivator
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ne bashkëpunim me IADK-në kanë ndarë pajisje bujqësore për pesë fermerë përfitues për bimë mjekësore.
Pesë fermerët e Komunës së Drenasit, kanë përfituar multikultivator i cili do t’i ndihmoj në veprimtarinë e tyre bujqësore, ndërsa pajisjet e multikultivatorit, kanë qenë të caktuar sipas kërkesave të fermerëve që merren me bimë mjekësore e që janë përfitues të grantit nga IADK për kultivimin e bimëve mjekësore.
Drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Anita Abdullahu-Dvorani, ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimi e vazhdueshëm me Komunën e Drenasit për t’i ndihmuar fermerët në zhvillimin e bujqësisë, njëherit ka uruar edhe përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore.