Pesë futbollistë largohen nga Prishtina

16 gusht 2021 | 12:44

FC Prishtina ka njoftuar sot se nga ky klub janë larguar pesë futbollistë. Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Alban Muçiqin, Gauthier Mankendan, Tun Bardhokun dhe Alban Shillovën.

“Klubi i futbollit Prishtina falënderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite. Futbollistët në fjalë dhanë kontribut të pashoq për të nderuar fanellën bardhë e kaltër e me theks të veçantë në rikthimin e titullit kampion pas tetë viteve në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Prishtina falenderon Maliqin, Muçiqin, Shillova, Mankendan dhe Bardhokun për kontributin e dhënë në klubin tonë.

Klubi i futbollit Prishtina falenderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite. Futbollistët në fjalë dhanë kontribut të pashoq për të nderuar fanellën bardhë e kaltër e me theks të veçantë në rikthimin e titullit kampion pas tetë viteve në kryeqytet.

Kontigjentit të futbollistëve si Pefqeli, Gavazaj, Muça, Maliqi, Muçiqi, Mankenda, Shillova dhe Bardhoku, të cilët me skadimin e kontratave me FC Prishtina kanë zgjedhu destinacione tjera në karrierë si mbrenda dhe jashtë vendit, klubi i futbollit Prishtina ju dëshiron shumë fat dhe suksese të mëtutjeshme.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

 

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, në këmbë dhe bar

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe bar

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë me…