Pesë futbollistë pritet të largohen nga City

26 janar 2023 | 16:55

Pesë futbollistë nga ekipi i parë i Manchester Cityt pritet të largohen në verë. Klubi anglez pritet ta rifreskojë skuadrën e tyre dhe gazetari spanjoll Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi një numër prej atyre që mund të largohen.

Alvarez ka thënë se Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte janë kandidatët më të mundshëm për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.

Trajneri Pep Guardiola njihet se është i hapur për t’i lënë lojtarët të largohen nëse nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre të vështirë. Nga City në verën e kaluar janë larguar yjet si Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë kësaj jave është…