Pesë fytyrat e triumfit të Francës

16 korrik 2018 | 19:29

Kupën e ka marrë me vete Varane jashtë stadiumit: është zëvendëskapiten por, ndoshta, Hugo Lloris ka paguar për atë gabim të bërë në rastin e golit të Mandzukiqit.

E ka mbajtur në krahë si të ishte një fëmijë, e ka mbrojtur nga shokët e papërmbajtshëm të skuadrës që kalojnë mbrapa tij me altoparlant, të udhëhequr nga Umtiti. Franca është kampione e botës dhe suksesi ka fytyra të ndryshme.

 

MBAPPE

E para, ajo më mediatike, është ajo e më të voglit. Kylian Mbappe ka kapur Pelen në një tjetër statistikë (gol në finale nga një adoleshent), ka lënë mbrapa, ka shumë mundësi përfundimisht, Messin dhe Ronaldon për botërorët e fituar dhe e ka komentuar suksesin me fraza kërcënuese: “Nuk dua të jem një kalimtar në futboll. Kjo fitore është një mesazh”. Ndjesia është se ai sapo ka filluar.

GRIEZMANN

Nëse “i vogli” ka vjedhur vëmendjen e kamerave, në fushë ndihet gjithmonë ndikimi i Griezmannit. Transformimi i penalltisë ka qenë gjëja më e lehtë për të, aq sa kishte menduar ta godiste me stilin ‘Panenka’ (e ka zbuluar pas finales). Por, mbi të gjitha, nga këmbët e tij kanë ardhur goditje dënimi dhe këndi vendimtar: njëra për kokën e Varanes në çerekfinale, për kokën e Umtitit në gjysmëfinale, për atë të Mandzukiqit në finale. Më shumë se vendimtar.

POGBA

Por ka qenë edhe Botërori i Pogbas: ka shkuar në Rusi duke marrë me vete disa dyshime pas një sezoni zhgënjyes për standardet e tij. Dyshime që janë fshirë në Botëror. Ka dominuar mesfushën që në ndeshjet e para, ka provokuar autogolin kundër Australisë dhe, me kalimin e kohës, ka gjetur lëvizjet që e kanë bërë një nga lojtarët më të shtrenjtë të të gjitha kohëve. Në finale ka qenë një yll i vërtetë: hapje loje të mrekullueshme, gjithë kohën në lëvizje, golin e realizuar pas një aksioni të nisur nga vetë ai. Më pas, një lider i festuar nga grupi.

VARANE

Finalja e njëmbëdhjetë e luajtur, finalja e njëmbëdhjetë e fituar. Dhe kjo ishte më e rëndësishmja: Varane është një makineri titujsh, përveçse ndërhyrjesh shpëtimtare në mbrojtje. Lider i një mbrojtjeje që është pika më e fortë e skuadrës: nga aty fillon gjithçka, në pritje të shpërthimit të sulmuesve. Ose edhe të një episodi, ndoshta me atë për protagonist.

DESCHAMPS

Por ylli i dytë në fanellën e “Bleus” mban firmën e Didier Deschamps, njeriu që bashkon dy brezat fitues, njëzet vjet më pas. Loja e skuadrave të tij nuk do të jetë kurrë mahnitëse, por ka arritur të marrë kupën me gjashtë fitore dhe një barazim, duke eliminuar Argjentinën, Uruguain dhe Belgjikën, dhe duke realizuar katër gola në finale. Didi ka diçka të veçantë dhe do të mbetet gjithmonë i tillë në historinë “Bleu”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Gavazajt është transferuar edhe zyrtarisht në Rusi. Mesfushori 23-vjeçar…