Pesë klube italianë në garë për Jasharin
23 janar 2024
| 12:18
Pesë skuadra italiane kanë shprehur interesim për mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari. Lajmi është bërë i ditur nga “Calciomercato”.
Mesfushorin me pasaportë zvicerane po e kërkojnë Napoli, Atalanta, Bologna, Verona dhe Sassuolo.
Kjo e fundit është në bisedime të avancuara me Luzernin për Jasharin, por klubi zviceran kërkon 6,5 milionë euro për ta lënë të lirë atë. Interesim për talentin shqiptar kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Villarreal, Freiburg, Eintracht Frankfurt, Benfica dhe Celtic.
Jashari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje zyrtare me Luzernin ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.