Pesë klube në garë për Olmon
13 shtator 2021
| 14:02
Shumë klube janë në garë për shërbimet e Dani Olmos. Bayern Munchen, Barcelona, Milani, Manchester United dhe Juventusi janë vënë në ndjekje të mesfushorit me tipare sulmuese të Leipzigut.
Sipas mediave, Barcelona ishte shumë pranë lojtarit gjatë merkatos së verës, pasi i ofroi klubit gjerman 50 milionë Euro, ofertë që u refuzua nga drejtuesit e Leipzigut.
Po sipas raportimeve të mediave, klubet e tjera të mëdha janë futur në garë dhe gjatë merkatos së janarit do të konkurrojnë shumë fort për të siguruar shërbimet e spanjollit, i cili është nën kontratë deri në 2024. Drejtuesit e Leipzigut do ta lënë të lirë futbollistin vetëm në rastin kur t’iu paraqitet oferta e duhur.