![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/KF-BALLKANI-1.jpg)
Pesë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Ligën e Kampionëve
13 qershor 2022
| 15:50
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Kosovës, Ballkani mund të përballet me gjigantin suedez, Malmo në raundin e parë. Krahas Malmos, Ballkani mund të përballet edhe me Bodo/Glimtin e Norvegjisë, HJK Helsinkin e Finlandës, The New Saints e Uellsit dhe Zhalgiris e Lituanisë. Ndeshjet e para luhen më 5/6 korrik, ndërsa të kthimit më 12/13 korrik.