Pesë lojtarë do të largohen nga Unitedi

03 gusht 2022 | 16:46

Erik ten Hag është treguar shumë i qartë me Manchester Unitedin rreth largimeve që duhet të ndodhin në këtë verë. Emrat që priten të largohen nga “Old Trafford” janë Axel Tuanzebe, Aaron Wan-Bissaka, Phil Jones, Eric Bailly dhe Brandon Williams.

Pesë lojtarët aktualisht janë afër marrëveshjeve me klube të ndryshme dhe duket se Ten Hag po e realizon planin e tij.

Situatë ende e pazgjidhur mbetet për Cristiano Ronaldon, që po bën presion që të largohet nga Unitedi, por që nuk ka ndonjë skuadër që ka bërë ofertë zyrtare për të. Andaj, strategu po kërkon që kjo situatë me lojtarët e padëshiruar të zgjidhet më së largu në javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Brooklyn Netsit, Kyrie Irving, ka befasuar me deklaratën…