Pesë lojtarë në verë do të largohen nga Barcelona
Barcelona pritet të bëjë shumë ndryshime pas përfundimit të këtij edicioni. Presidenti Joan Laporta po planifikon të shesë lojtarë të rëndësishëm.
Sipas gazetës “Sport”, Barcelona do të përpiqet të transferojë pesë lojtarë gjatë verës, dy prej të cilëve do të jenë lojtarë të rëndësishëm. Dy do të largohen në fund të kontratave të tyre si Sergi Roberto dhe Marcos Alonso.
Ndërkohë që në verë do të largohet edhe Oriol Romeu, i cili u soll me kërkesë të Xavi Hernandezit. Emrat e mëdhenj që do të largohen do të jenë Raphinha dhe një qendërmbrojtës.
Kjo e fundit duket të jetë një çështje e hapur në varësi të interesit, me Jules Kounde, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo, të gjithë në kombinim. Ndërsa Barcelona synon t’i blejë përfundimisht kartonët e Joao Cancelo dhe Joao Felix.