Pesë lojtarë të Gjilanit rezultojnë pozitivë me Covid-19
11 gusht 2020
| 18:39
Rastet me koronavirus vazhdojnë të jenë çështje te skuadrat e Kosovës.
Pas anulimit të ndeshjes së Dritës me Linfield shkaku i rasteve me Covid-19 te skuadra kosovare, është tani skuadra e Gjilanit, që po ballafaqohet me të njëjtin problem.
Te Gjilani, pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë, para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës. Ndeshja e Gjilanit kundër Tre Pennes të San Marinos luhet më 20 gusht. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në testet që UEFA i zhvillon para ndeshjeve.