Pesë ndeshje sot në Superligë, Ballkani dhe Llapi vazhdojnë betejën për titull
09 maj 2024
| 09:30
Pesë ndeshje do të zhvillohen të enjten në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Takimi më interesant pritet të jetë në Gjilan, pasi i bën konak skuadrës së Llapit.
Llapi është duke synuar titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit, teksa Gjilani kërkon largimin nga barazhi.
Ndërkohë, Malisheva, që është duke kaluar në formë të mirë, e pret Ballkanin që është në pozitën e parë.
E Drita që nuk ka rezultate të mira në sfidat e fundit i shkon Prishtinës.
Fushë-Kosova, e cila ka rënë nga Superliga, do ta presë skuadrën e Dukagjinit, e Feronikeli 74 do të ballafaqohet me Lirinë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.