Pesë ofrues të arsimit dhe aftësimit profesional morën grante për trajnime në vendin e punës të krijuara në bashkëpunim me kompanitë kosovare
Pesë projekte të reja për zhvillimin e aftësive nga Kosova pranuan letra për zotim investimi në një ceremoni të organizuar nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) dje në Prishtinë. Fondi i mbështetur nga Gjermania dhe Zvicra shpallën së fundmi aplikimet fituese në raundin e tretë të programit të tij, i cili ofron grante për trajnimet e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP) të dizajnuara së bashku nga kompanitë dhe ofruesit e AAP-së nga rajoni i Ballkanit Perëndimor 6 (BP).
5 projektet më të suksesshme nga Kosova janë propozuar për financim në thirrjen e tretë të RCF, duke alokuar 2.2 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.
Lista e projekteve fituese është e disponueshme këtu.
RCF rrit konkurrueshmërinë e qëndrueshme të bizneseve në vendet e BP 6 në rrugën drejt tregut unik të BE-së, përmes financimit të ofruesve të AAP-së duke adresuar nevojat për aftësi në bashkëpunim me kompanitë. Në thirrjen e tretë për shprehje interesi të organizuar vitin e kaluar, RCF pranoi 155 aplikime nga konsorciumet e instituteve të aftësimit profesional dhe ndërmarrjeve nga të gjitha vendet e BP. Nga ky numër 18 aplikime ishin nga Kosova.
Renato Vasili, Koordinator Rajonal në RCF, përshëndeti pjesëmarrësit në ceremoninë përmbyllëse të Thirrjes së Tretë të RCF në Kosovë. Ai theksoi se me shpalljen e rezultateve të Thirrjes së Tretë, jemi dëshmitarë të rezultateve mbresëlënëse që tregojnë përkushtimin dhe inovacionin e pranishëm në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional. Ai deklaroi se pas tre thirrjeve, janë 16 projekte fituese në Kosovë, ku përfshihen 16 institute të aftësimit profesional dhe 57 ndërmarrje partnere, përfitojnë një investim të konsiderueshëm në një total prej rreth 8.12 milionë euro. “Përpjekjet dhe përgjegjësia juaj për të bërë më të mirën për brezat e rinj dhe karrierën e tyre shërbejnë si parimet tona udhëzuese në RCF dhe na ngarkojnë me përgjegjësinë që së bashku të dyfishojmë përpjekjet tona dhe të përshpejtojmë procesin e zbatimit të këtyre projekteve në vitin 2024”, shtoi ai më tej. Z. Vasili e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen e tij në emër të RCF, WB6 CIF, KfW dhe SDC për të gjitha konsorciumet fituese që u angazhuan me përkushtim dhe pasion për të përgatitur projekte trajnimi kooperativë konkurruese dhe novatore.
Anëtar të Forumit të Investimeve të Odave të BP 6 është Oda Ekonomike Ekonomike, një nga partnerët e rëndësishëm të projektit. Z. Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës deklaroi “Projektet e RCF-së theksojnë një model të suksesshëm partneriteti midis institucioneve edukuese dhe trajnuese dhe ndërmarrjeve, të cilat kanë për synim adresimin e nevojave urgjente për aftësi të ekonomisë sonë. Ky investim shkon përtej një hyrjeje financiare të thjeshtë – është një investim në njerëzit tanë dhe në potencialin e tyre për të sjellë ndryshime transformuese dhe për të nxitur rritje ekonomike të qendrueshme“.
Taultant Kelmendi, Zëvendës Ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit uroi konsorciumet fituese në Thirrjen e 3të të RCF për arritjet e tyre. “Më shumë se kurrë kemi vullnetin dhe motivin të bëjmë hapa konkret per lidhjen e edukimit me tregun e punes për të siguruar fuqi punëtore të gatshme për sfidat e tregut global. Kjo kërkon një angazhim të përbashkët të të gjithë palëve, përfshirë qeverinë, institucionet e arsimit, sektorin privat, operatoret ekonomik dhe organizatat e shoqërisë civile“ më tutje theksoj ai. Zëvendës ministri shprehu mirënjohjen për Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe KfW, për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar në Kosovën.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë z. Joern Rohde, duke uruar konsorciumet fituese, theksoi që “po bëhet gjithnjë e më e qartë se një fuqi punëtore e kualifikuar është bazë e një ekonomie të zhvilluar dhe rritjes së konkurreshmërisë së bizneseve. Për Kosovën, investimi në arsimin dhe aftësimin profesional nuk është vetëm një opsion, por një strategjik shumë e rëndësishme për rritje dhe prosperitet të qëndrueshëm. Me traditën tonë të edukimit dual në Gjermani, jam plotësisht i bindur se bashkëpunimi afatgjatë midis kompanive dhe instituteve të aftësimit profesional është i një rëndësie të madhe për tregjet e punës dhe ekonomitë. Të gjithë ndajmë të njëjtin objektiv dhe pranojmë se arsimi bashkëpunues është çelësi i integrimit të shpejtë të të rinjve në jetën e punës në Kosovë dhe shtyllë për zhvillimin ekonomik”, përfundoi ambasadori gjerman.
Qeveria zvicerane tregoi interes për bashkë-financimin e RCF-së dhe kështu kontribuoi me rreth 10 milionë euro për financimin e projekteve të trajnimit bashkëpunues në rajon. Kontributi u dha përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e cila e rriti ngriti vleren e Fondit në afro 49 milionë euro.
Ambasadori i Zvicrës. Jürg Sprecher, theksoi se përkushtimi i Zvicrës për arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë përfshin dy dekada. AAP vazhdimisht ka qenë në qendër të bashkëpunimit tonë me vendin. Përvoja jonë e gjerë në AAP është dëshmuar të jetë e suksesshme dhe efikase. Kjo pasuri e njohurive dhe ekspertizës shërben si një burim i vlefshëm për të udhëhequr bashkëpunimin tonë me Kosovën në adresimin e sfidave të mospërputhjes së aftësive. RCF i iniciuar nga Gjermania u tregua instrumental dhe shumë plotësues për aktivitetet e bashkëpunimit zviceran, prandaj në vitin 2022 vendosëm të bashkojmë duart me qeverinë gjermane dhe atë të Kosovës në këtë përpjekje.
Partneri kryesor i zbatimit të projektit është Forumi i Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor 6, një nismë e odave të tregtisë nga rajonit. Znj. Tatiana Shterjova Dushkovska, Sekretare Gjenerale në Forumin e Investimeve i Odave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), deklaroi që “është një arritje e madhe të jesh në gjendje të kontribuosh në ndryshime pozitive në peizazhin arsimor në një nga ekonomitë e rajonit të BP, por është me të vërtet një sukses i admirueshme të kesh ato efekte në të 6 ekonomitë e BP njëherësh, siç ka qenë rasti me RCF. Ajo shtoi “prandaj jam krenare që sot, gjatë këtyre ceremonive të çmimeve të thirrjes së tretë, po mbledhim një numër prej 99 projektesh të mbështetura, të cilat marrin 44 milionë euro grante, duke ndryshuar peizazhin e arsimit të AAP-së në të gjithë rajonin, por edhe duke ndikuar në shpërndarjen e një efekti shumë pozitiv në të gjithë rajonin në fushën e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe tranzicionit të BP drejt ekonomive të gjelbra dhe dixhitale. Zhvillimi i kapitalit njerëzor ka qenë një nga sfidat kryesore të zhvillimit për secilën nga ekonomitë në BP dhe vazhdon të jetë dhe sot, por vetëm me investime dhe përmirësim të sistemit të AAP-së të gjithë ne së bashku mund të kontribuojmë që ekonomitë tona të kapërcejnë boshllëqet e zhvillimit.” përfundoj ajo.
Ceremonia e ndarjes së granteve mblodhi zyrtarë nga WB6 CIF, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Innovacionit, Ambasada Gjermane, Ambasada Zvicerane, KfW, SDC, Oda Ekonomike e Kosovës, Fondi Rajonal i Sfidave, Projektet e Donatorëve, organizatat partnere dhe konsorciumet fituese nga Kosoova, për të shënuar suksesin.
Për çdo pyetje të mëtejshme, mos hezitoni të kontaktoni përfaqësuesit, Renato Vasili, [email protected] dhe Vesa Shehu Hoxha [email protected] .