Pesë orë ecje për çlirim, Haradinaj ngjitet me djemtë e nipin në Liqenin e Jazhincës | Video
12 qershor 2022
| 16:28
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës po e kalon duke ecur.
Përmes disa videove të postuara në Facebook, të dielën – Haradinaj ka treguar që bashkë me tre djem, familjarë të tij – kanë ecur pesë orë për te Liqeni Jazhinces”.
Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, zona operative e Dukagjinit.
Ai gjatë luftës kishte humbur vëllezër në betejë kundër Serbisë.
Gjatë kësaj dite ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit.